Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar të martën me Agjencionin Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) aktin e dorëzim-pranimit të pajisjeve për mbeturina medicinale, që GAZ-i i ka siguruar për MSH-në, e që kapin vlerën rreth 210 mijë euro.
Në ceremoninë e nënshkrimit, ministri Arben Vitia ka thënë se sigurimi i këtyre pajisjeve është “kontribut i vlefshëm në funksion të menaxhimit më të mirë të mbetjeve medicinale dhe ruajtjes së shëndetit publik”.
Ndërsa ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se është kontribut për të ndihmuar për “Kosovë më të shëndetshme dhe gjithashtu për ta përgatitur Kosovën për rrugën e saj për në Bashkimin Evropian”.
GIZ ka siguruar një numër të pajisjeve për menaxhimin e mbetjeve medicinale të cilat do t’u dorëzohen 34 Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në komuna të Kosovës, sikurse edhe një transportuesi për bartje të mbeturinave medicinale, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Vlera e pajisjeve për menaxhimin e mbetjeve medicinale nga GIZ për Ministrinë e Shëndetësisë është 208,675.00 €.

-
BE-ja dhe Gjermania mbështesin Kosovën me 49 milionë euro për menaxhimin e mbeturinave
-
Ministria e Shëndetësisë bleu furgonë mallrash të shndërruar në autoambulanca
-
Nis asgjësimi i 150 tonë barnave me afat të skaduar
-
Asgjësohen 3.8 tonë barna pa afat në burgje, mbi 150 tonë të grumbulluara në depo të MSH-së e SHSKUK-së
-
Gjysmë milioni euro për asgjësimin e 150 tonë barnave e materialit medicinal të skaduar