Ministria e Shëndetësisë ka pranuar pesë autoambulanca të reja për shërbimet emergjente të Kujdesit Parësor Shëndetësor.
Këto autoambulanca ishin blerë nga huamarrja e Bankës Botërore dhe përmes prokurimit nga UNOPS është thënë në një njoftim të MSH-së.
“Autoambulancat e reja do të ndihmojnë në avancimin e shërbimeve emergjente shëndetësore të Kujdesit Parësor Shëndetësor për komunat përfituese: Prishtina, Prizreni, Gjakova, Mitrovica dhe Gjilani. Vlera financiare e këtyre autoambulancave të tipit: Advanced Life Support, arrijnë shumën prej 347,490 Euro dhe ato do të lehtësojnë transportin e pacientëve nga niveli parësor i kujdesit shëndetësor në nivelet e tjera, në kushte më të avancuara dhe më të sigurta” është thënë në njoftimin e MSh-së.
Shpërndarja e automjeteve të ndihmës së shpejtë do të realizohet në ditët në vijim, ka bërë të ditur më tutje MSH-ja.
-
Ministria e Shëndetësisë bleu furgonë mallrash të shndërruar në autoambulanca
-
Banka Botërore ndihmon QKMF-në e Podujevës me pajisje mjekësore
-
Qeveria ndan mbi 4.3 milionë euro për furnizim me barna esenciale
-
50 autoblinda nga SHBA-ja, Ambasada: Po forcojmë kapacitetin mbrojtës të FSK-së
-
Shëndetësia me LVV më afër qytetarit: spitale rajonale, poliklinika e shërbime të reja shëndetësore