50 autoblinda ka pranuar Forca e Sigurisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka thënë se FSK-ja do t’i përdorë në kapacitet të plotë operacional këta autoblinda.
“Kosova, duke përdorur burimet e saj mbrojtëse, do t’i fusë këto autoblinda në kapacitet të plotë operacional, duke shënuar një hap tjetër në angazhimin tonë të përbashkët për forcimin e kapacitetit mbrojtës të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe forcimin e sigurisë së dy vendeve tona”, ka shkruar Ambasada amerikane në Kosovë.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të premten derisa ka shpërndarë fotografi nga ceremonia e pranim-dorëzimit, ka thënë se ky është hap i rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.
“Ushtria jonë do të vazhdojë të zhvillohet krahë për krahë me partnerin tonë strategjik, si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe në atë të shkollimit dhe doktrinës e cila është e bazuar në atë të ushtrisë së SHBA-së”, ka thënë ai.
-
Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-ja
-
Maqedonci: Tejkaluam për 207 për qind numrin e paraparë të autoblindave
-
REL: SHBA-ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me vlerë prej 14 milionë dollarësh
-
Maqedonci: Autoblinda ushtarake “Shota” do të prodhohet edhe në Kosovë
-
Kurti pret në takim dy kongresistë amerikanë, flasin për thellim bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes