Forca e Sigurisë së Kosovës të premten ka pranuar autoblinda nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka publikuar fotografi nga ceremonia e pranim-dorëzimit. Ai e ka cilësuar furnizimin e jashtëzakonshëm dhe dëshmi të partneritetit Kosovës-SHBA.
“Sot isha i nderuar që së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe atasheun e Ushtrisë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nënkolonel Jonathan Shaw, morëm pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të autoblindave të prokuruara në ShBA për FSK-në.
Ky furnizim i jashtëzakonshëm është një tjetër dëshmi e partneritetit tonë të palëkundur me ShBA-të dhe gjithashtu edhe një hap i rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë”, ka shkruar ai në Facebook. “Ushtria jonë do të vazhdojë të zhvillohet krahë për krahë me partnerin tonë strategjik, si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe në atë të shkollimit dhe doktrinës e cila është e bazuar në atë të ushtrisë së ShBA-ve”.

-
50 autoblinda nga SHBA-ja, Ambasada: Po forcojmë kapacitetin mbrojtës të FSK-së
-
Kurti: Aleanca me SHBA-në e pazëvendësueshme, Kosova gjithmonë mirënjohëse
-
Maqedonci: Autoblinda ushtarake “Shota” do të prodhohet edhe në Kosovë
-
Kurti pret në takim dy kongresistë amerikanë, flasin për thellim bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
-
Kosova dhe SHBA-ja diskutojnë për prokurime të reja të pajisjeve ushtarake për FSK-në