Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti pret në takim dy kongresistë amerikanë, flasin për thellim bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim kongresistin republikan Mike Turner dhe atë demokrat Donald Norcross.

Në njoftimin të kryeministrisë thuhet se pika qendrore e diskutimeve ishte fuqizimi i marrëdhënieve Kosovë–SHBA, me theks të veçantë në fushën e mbrojtjes.

“Kryeministri njoftoi se në katër vitet e fundit mbi 1000 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë marrë pjesë në trajnime në programe ushtarake të ShBA-së, përfshirë edukimin ushtarak në West Point dhe U.S. Army War College. Gjithashtu, Kosova ka mirëpritur tre edicione radhazi të ushtrimeve ushtarake Defender Europe. Në edicionin e fundit, përkatësisht në Defender Europe 2025, Komanda e Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë e vendosur në aeroportin tonë ushtarak në Gjakovë, prej nga ka drejtuar të gjitha brigadat që kanë operuar në Evropën Juglindore”, thuhet në njoftim.

Sa i përket investimeve dhe kapaciteteve mbrojtëse, kryeministri thuhet se ka veçuar prokurimin e pajisjeve ushtarake amerikane, përfshirë edhe sistemeve anti-tank Javelin, si dhe faktin që Kosova ka nënshkruar gjithashtu marrëveshjen për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar dhe CISMOA, duke u bërë vendi i 33-të në botë me këtë status të besueshëm.

“Krahas investimeve në mbrojtje, kryeministri u shpreh se Kosova mbetet e palëkundur në orientimin e saj euro-atlantik dhe synimin për anëtarësim në NATO dhe BE, jo vetëm si përfituese nga ombrella e sigurisë, por edhe si kontribuuese në paqen dhe sigurinë në kontinentin evropian”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit thuhet se është diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit në rrafshin ekonomik, sidomos në fushën e energjisë dhe të teknologjisë, por edhe në projekte të mëdha infrastrukturore që parashihen të realizohen, si ato në transportin hekurudhor. 

Edhe Kurti kongresistëve amerikanë: Kosova synon thellimin e partneritetit me SHBA-në dhe NATO-n Arbëri 1 muaj më parë Kurti kongresistëve amerikanë: Kosova synon thellimin e partneritetit me SHBA-në dhe NATO-n

“Kryeministri po ashtu theksoi përparimin ekonomik dhe demokratik të bërë në vend në vitet e fundit, siç dëshmohet edhe nga raportet e organizatave ndërkombëtare, teksa theksoi se Kosova vijon të jetë shembull se përparimi demokratik dhe rritja ekonomike mund të ecin krah për krah. Ai shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës dhe falënderimin e tij për kontributin historik, rolin aktiv dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të dy kongresistët janë pjesë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve (House Armed Services Committee).

Lexo përditësimet tjera
Vjosa Osmani

Osmani kongresistëve amerikanë: Serbia ende po i përkrah terroristët që kryen agresionin në Banjskë

Përditësuar, 15:41 - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të hënën në takim kongresitët amerikanë...