Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka, dorëzuan çelësat e autoambulancës së re Drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik Sinan Zeneli.
Kryetari Ilazi tha se kjo autoambulancë e re është investim komunal, dhe është pjesë e politikës komunale për krijimin e kushteve sa më cilësore në shëndetësi. Kryetari po ashtu përgëzoi stafin e mjekësor për menaxhimin e mirë të Pandemisë, ku komuna jonë ka hyrë në mesin e pesë komunave për menaxhimin e mirë të situatës.
Drejtori i QKMF-së në Kaçanik Sinan Zeneli tha se kjo autoambulancë do të plotësojë nevojën e madhe për këtë institucion, ku për shkak të pandemisë COVID është shtuar edhe fluksi i punëve.
-
Tash e dy vjet, disa QMF në fshatra të Kaçanikut qëndrojnë të mbyllura
-
Shërbimi i urgjencës në Gjilan bëhet me dy autoambulanca të reja
-
Totaj: Për herë të parë pas shumë dekadash po e sjellim QKMF-në e dytë
-
Autoambulancat me GPS, bëhen edhe një herë më të shpejta
-
MSH-ja furnizon me barna QKMF-në e Hanit të Elezit