Edhe pse është në detyrë, kryeministri Albin Kurti po vazhdon të shtojë zëvendësministra në kabinetin e tij.
Të premten, në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit, është bërë e ditur se Kurti ka emëruar tre zëvendësministra - Ali Dulën në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal, Agon Batushën në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Hysni Mehanin në Ministrinë e Financave.

Dula ishte kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Rahovecit në zgjedhjet lokale të vitit 2025, Batusha ish-kandidat për deputet e Mehani ish-kandidat për kryetar të Skenderajt.

Kosova do të shkojë edhe në një palë zgjedhje parlamentare më 7 qershor, pasi partitë nuk arritën ta zgjidhnin presidentin.
-
Opozita e akuzon Kurtin për zhvatje të buxhetit
-
“Abuzim, zhvatje, të pahijshme”, ish-opozita kritikon emërimet e zëvendësministrave nga Kurti
-
Edhe një zëvendësministër, Dugolli emërohet në MPB
-
Kurti vazhdon të emërojë zëvendësministra
-
Bajrami akuzon Kurtin për emërime të panevojshme: Po zhvatet buxheti i shtetit