Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për miratimin e dhënies së pagës së 13 – të për punonjësit që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës.
Ekzekutimi i vendimit sipas kryeministrit Albin Kurti, do të bëhet të martën.
“Pra nesër të gjithë punonjësit në sektorin publik do ta marrin pagën e 13. Siç kemi thënë më herët kush ka punuar 12 muaj i merr 13 rroga dhe jo vetëm kaq, edhe ata të cilët nuk kanë punuar 12 muaj do të marrin proporcionalisht aq sa kanë punuar. Ta zëmë nëse dikush nuk i ka 12 muaj punë në 12 muajt e fundit por i ka vetëm 6 muaj pagën e 13 do ta marrë të përgjysmuar”, ka thënë Kurti në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë.
Ministri i Financave Hekuran Murati, në mbledhjen e Qeverisë ka dhënë disa sqarime për vendimin.
“Kanë qenë disa raste kur është shikuar se si të zbatohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Është rasti i të gjithë atyre personave që kanë dymbëdhjetë muaj të plotë në sektorin publik dhe marrin pagën e 13-të të plotë. Ajo është e barabartë në vlerën e koeficientit e shumëzuar me njësinë e koeficientëve që kanë pozitat përkatëse për personin që është në listën e pagave në muajin mars. Kemi hasur raste ku ka situata që nuk i kanë përmbushur të gjithë 12 muajt, jemi dakorduar me Thesarin që për këta persona që nuk i kanë përmbushur 12 muaj të plotë të jepet pjesa e pjesshme. Për aq muaj sa kanë qenë të angazhuar në këta 12 muajt e fundit, të jepet proporcionalisht një pjesë e pagës së trembëdhjetë. Ngjashëm veprohet edhe me ata që punojnë me orar të shkurtuar dhe jo të plotë. Edhe në këto raste do të merret mesatarja e pagës së marrë në këta 12 muajt e fundit. Njëkohësisht, jemi kujdesur për gratë lehona që janë ose kanë qenë në pushim të lehonisë përgjatë kësaj periudhe 12-mujore; muajt e kaluar të pushimit të lehonisë t’u njihen sikurse muaj që kanë punuar me orar të plotë”, theksoi Murati, raportoi KP.
Edhe
Ekzekutohet paga e 13-të për sektorin publik
Paga e 13-të për sektorin publik ishte premtuar nga kryeministri Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore të 28 dhjetorit. Dhënia e pagës së 13-të për sektorin publik është përfshirë në Buxhetin për vitin 2026.
Aty thuhet se për të ndarë pagën e 13-të, duhet të merret vendim nga Qeveria, pasi të sigurohet se përgjatë vitit fiskal respektohet rregulla fiskale për mostejkalim të tavanit të deficitit prej 2 për qind të bruto produktit vendor.
Qeveria i kërkon Kuvendit të marrë vendim për dërgimin e FSK-së në Gazë
(Tekst i përditësuar) - Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të hënë i ka kërkuar...-
Kurti tregon se kur do të ekzekutohet paga e 13-të për sektorin publik
-
Kurti premton pagë të 13-të me ligj, planifikon edhe atë të 14-tën
-
Kurti bën thirrje që paga e 13-të të ndahet edhe në sektorin privat: S’ka organizim sindikal
-
Pakënaqësi për pagën e 13-të, punonjësit e ndërmarrjeve publike paralajmërojnë protesta e greva