Është ekzekutuar paga e 13-të për rreth 85 mijë punonjësit e sektorit publik në Kosovë.
Kjo pagë është ndarë me vendim të Qeverisë të hënën. Ajo ndahet e plotë për punonjësit që kanë mbushur 12 muaj, ndërsa ata që kanë më pak se një vit punë marrin proporcionalisht një pjesë të pagës së 13-të.
Paga e 13-të për sektorin publik ishte premtuar nga kryeministri Albin Kurti gjatë fushatës për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dhe është përfshirë në buxhetin e vitit 2026.
Artikuj të ngjashëm
-
Qeveria ndan pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik
-
Kërkohet nga Qeveria ta përfshijë sektorin privat në pagën e 13-të
-
Qeveria shkel vendimin e saj, ndan pagë të 13-të për ish-deputetët
-
Paga e 13-të për sektorin publik vlerësohet diskriminim për atë privat
-
Paga e 13-të pritet të shpërndahet më 31 mars