---
description: Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për miratimin e dhënies së pagës së 13 – të për punonjësit që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës. M
title: Qeveria ndan pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik
image: https://resources.koha.net/images/2026/March/30/379e4d7c-414a-49d6-9752-5190ff4cde9b.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Qeveria ndan pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik

![Hekuran Murati Artane Rizvanolli paga 13](https://resources.koha.net/images/2026/March/30/379e4d7c-414a-49d6-9752-5190ff4cde9b.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Driton Paçarada

- 30 mars 2026 09:38
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 30 mars 2026 09:38
- Shpërndaje në:

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për miratimin e dhënies së pagës së 13 – të për punonjësit që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës. 

Ekzekutimi i vendimit sipas kryeministrit Albin Kurti, do të bëhet të martën.

“Pra nesër të gjithë punonjësit në sektorin publik do ta marrin pagën e 13. Siç kemi thënë më herët kush ka punuar 12 muaj i merr 13 rroga dhe jo vetëm kaq, edhe ata të cilët nuk kanë punuar 12 muaj do të marrin proporcionalisht aq sa kanë punuar. Ta zëmë nëse dikush nuk i ka 12 muaj punë në 12 muajt e fundit por i ka vetëm 6 muaj pagën e 13 do ta marrë të përgjysmuar”, ka thënë Kurti në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë. 

Ministri i Financave Hekuran Murati, në mbledhjen e Qeverisë ka dhënë disa sqarime për vendimin.

“Kanë qenë disa raste kur është shikuar se si të zbatohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Është rasti i të gjithë atyre personave që kanë dymbëdhjetë muaj të plotë në sektorin publik dhe marrin pagën e 13-të të plotë. Ajo është e barabartë në vlerën e koeficientit e shumëzuar me njësinë e koeficientëve që kanë pozitat përkatëse për personin që është në listën e pagave në muajin mars. Kemi hasur raste ku ka situata që nuk i kanë përmbushur të gjithë 12 muajt, jemi dakorduar me Thesarin që për këta persona që nuk i kanë përmbushur 12 muaj të plotë të jepet pjesa e pjesshme. Për aq muaj sa kanë qenë të angazhuar në këta 12 muajt e fundit, të jepet proporcionalisht një pjesë e pagës së trembëdhjetë. Ngjashëm veprohet edhe me ata që punojnë me orar të shkurtuar dhe jo të plotë. Edhe në këto raste do të merret mesatarja e pagës së marrë në këta 12 muajt e fundit. Njëkohësisht, jemi kujdesur për gratë lehona që janë ose kanë qenë në pushim të lehonisë përgjatë kësaj periudhe 12-mujore; muajt e kaluar të pushimit të lehonisë t’u njihen sikurse muaj që kanë punuar me orar të plotë”, theksoi Murati, raportoi KP.

[Edhe ![Ekzekutohet paga e 13-të për sektorin publik](https://resources.koha.net/images/2023/March/02/euro-bankomat-696x466-11677776397.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 31 mar 2026 Ekzekutohet paga e 13-të për sektorin publik](https://www.koha.net/arberi/ekzekutohet-paga-e-13-te-per-sektorin-publik)

Paga e 13-të për sektorin publik ishte premtuar nga kryeministri Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore të 28 dhjetorit. Dhënia e pagës së 13-të për sektorin publik është përfshirë në Buxhetin për vitin 2026.

Aty thuhet se për të ndarë pagën e 13-të, duhet të merret vendim nga Qeveria, pasi të sigurohet se përgjatë vitit fiskal respektohet rregulla fiskale për mostejkalim të tavanit të deficitit prej 2 për qind të bruto produktit vendor.

[Lexo përditësimet tjera![FSK](https://resources.koha.net/images/2026/February/17/e1c797f7-9a7b-40c0-a085-556de6b8f95f.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Qeveria i kërkon Kuvendit të marrë vendim për dërgimin e FSK-së në Gazë</h4>

(Tekst i përditësuar) - Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të hënë i ka kërkuar...](https://www.koha.net/arberi/qeveria-mban-mbledhje-pritet-ti-kerkoje-kuvendit-vendim-per-dergimin-e-fsk-se-ne-gaze)

[#qeveria e kosoves](https://www.koha.net/tag/qeveria-e-kosoves) [#paga e 13-të](https://www.koha.net/tag/paga-e-13-te)

Artikuj të ngjashëm

- [![Kurti tregon se kur do të ekzekutohet paga e 13-të për sektorin publik](https://resources.koha.net/images/2026/January/04/dcd03d7f-0198-43f1-b861-2bc53f7f1de3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 jan 2026 Kurti tregon se kur do të ekzekutohet paga e 13-të për sektorin publik](https://www.koha.net/arberi/kur-tregon-se-kur-do-te-ekzekutohet-paga-e-13-te-per-sektorin-publik)
- [![Kurti premton pagë të 13-të me ligj, planifikon edhe atë të 14-tën](https://resources.koha.net/images/2026/May/24/3d4ba51a-489e-4c61-9368-df8dd0fe44c2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet 2026 24 maj 2026 Kurti premton pagë të 13-të me ligj, planifikon edhe atë të 14-tën](https://www.koha.net/zgjedhjet-2026/kurti-premton-page-te-13-te-me-ligj-planifikon-edhe-ate-te-14-ten)
- [![Kurti bën thirrje që paga e 13-të të ndahet edhe në sektorin privat: S’ka organizim sindikal](https://resources.koha.net/images/2026/April/28/a58a82a3-8bfd-4a4a-8a9a-8624b0e0de68.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 1 maj 2026 Kurti bën thirrje që paga e 13-të të ndahet edhe në sektorin privat: S’ka organizim sindikal](https://www.koha.net/arberi/kurti-ben-thirrje-qe-paga-e-13-te-te-ndahet-edhe-ne-sektorin-privat-ska-organizim-sindikal)
- [![Pakënaqësi për pagën e 13-të, punonjësit e ndërmarrjeve publike paralajmërojnë protesta e greva](https://resources.koha.net/images/2025/November/20/ddcbfd20-3fe9-4232-a848-836141a11fa7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 3 pri 2026 Pakënaqësi për pagën e 13-të, punonjësit e ndërmarrjeve publike paralajmërojnë protesta e greva](https://www.koha.net/arberi/pakenaqesi-per-pagen-e-13-te-punonjesit-e-ndermarrjeve-publike-paralajmerojne-protesta-e-greva)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Arbëri.]() [Jakaj: PDK-ja kalkuloi me afate në Deklaratë, sepse do t’i duhej ta votonte presidentin](https://www.koha.net/arberi/jakaj-pdk-ja-kalkuloi-me-afate-ne-deklarate-sepse-do-ti-duhej-ta-votonte-presidentin)

[Futboll.]() [Tifozët e Turqisë kërkojnë largimin e Vincenzo Montellës](https://www.koha.net/futboll/tifozet-e-turqise-kerkojne-largimin-e-vincenzo-montelles)

[Futboll.]() [Supergoli i Olises ia siguron Francës fitoren e dytë](https://www.koha.net/futboll/supergoli-i-olises-ia-siguron-frances-fitoren-e-dyte)

[Futboll.]() [Zeneli titullar në fitoren e dytë të Suedisë](https://www.koha.net/futboll/zeneli-titullar-ne-fitoren-e-dyte-te-suedise)

[Futboll.]() [Bosnjë-Hercegovina e mposht thellë Rumaninë në Bukuresht](https://www.koha.net/futboll/bosnje-hercegovina-e-mposht-thelle-rumanine-ne-bukuresht)

[Showbiz.]() [Rita Ora kalon testin e vozitjes](https://www.koha.net/showbiz/rita-ora-kalon-testin-e-vozitjes)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Qeveria ndan pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/qeveria-ndan-pagen-e-13-te-per-punetoret-e-sektorit-publik","datePublished":"2026-03-30T09:38:52+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:45:07+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":468,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për miratimin e dhënies së pagës së 13 – të për punonjësit që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës. M","url":"https://www.koha.net/arberi/qeveria-ndan-pagen-e-13-te-per-punetoret-e-sektorit-publik","keywords":"qeveria e kosoves, paga e 13-të","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/March/30/379e4d7c-414a-49d6-9752-5190ff4cde9b.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
