Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria megjithatë lejon Vuçiqin të vizitojë Ujmanin

Shteti i Kosovës ka vendosur t’ia lejojë presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq që gjatë vizitës në Kosovë ta vizitojë edhe liqenin e Ujmanit, transmeton Koha.net.

Ky ndryshim i vendimit paraprak ka ardhur pas sugjerimeve të SHBA-së për institucionet e Kosovës, në mënyrë që të mos të ngritën tensionet ndërmjet dy shteteve.

“Kërkesa është rishqyrtuar dhe është miratuar itinerari në përputhje me kërkesën zyrtare dhe në përputhje me rregullat për vizitat e zyrtarëve të lartë të paraparë me marrëveshjen e Brukselit”, thuhet në përgjigjen e re të institucioneve të Kosovës që i kanë kthyer palës serbe.

Burime brenda institucioneve të Kosovës bëjnë të ditur se pala kosovare gjatë gjithë ditës ka qenë në kontakt me partnerët perëndimor lidhur me këtë vendim.