Për herë të parë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka vizituar Liqenin e Ujmanit. Ai ka qëndruar në pikën kufitare në Bërnjak, mes Kosovës dhe Serbisë dhe më pas, ka vazhduar drejt Liqenit, ku ka thënë se kjo është një vizitë pune rutinore.
Por, pavarësisht që presidenti thotë se është një vizitë rutinë, nuk mbahet mend të ketë shkuar shpesh në veri, derisa është e para herë që shfaqet në Ujman dhe atë, nën forca të mëdha të rendit, përfshirë edhe forcat speciale, ROSU, raporton KTV.
Presidentin e kanë shoqëruar disa ministria, shefi i AKI-së, Shpend Maxhuni dhe shefi i policisë, Rashit Qalaj.
Thaçi është munduar ta paraqesë këtë vizitë si një relaksim fundjave, ku ka shëtitur edhe me një barkë. Ai ka kërkuar që Ujmani të vizitohet edhe nga banorët e qyteteve të tjera.
Ndërsa, nuk ka lënë pa përmendur edhe bisedimet të cilat tha se do të vazhdojnë në ditët në vijim për njohje reciproke.
Me vizitën e Thaçit në liqenin e Ujmanit është nervozuar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i cili i dërgoi notë proteste shefit të NATO-s, Jans Stoltenberg.
Edhe
Bahtiri viziton Ujmanin, thumbon Thaçin
Serbët janë munduar ta paraqesin situatën të tensionuar me ç’rast zëvendëskryetari i Listës Serbe, Igor Simiq tha se dhuna nuk duhet të jetë mënyrë për zgjidhjen e problemeve dhe se Prishtina nuk duhet të shfrytëzojë Forcat Speciale në veri të Kosovës.
Kryetari i Komunës së Zubin Potokut ka thënë se kjo është kapje e liqenit të Ujmanit.