Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qëndruar gjatë ditës së sotme në pjesën veriore të Kosovës, gjegjësisht në liqenin e Ujmanit dhe në pikën kufitare të Bërnjakut.
Vizita e tij ishte e paparalajmëruar ndërsa serbët, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, këtë vizitë e cilësuan provokim.
E në këtë vizitë, të cilën Thaçi e cilësoi si “relaksuese”, u përfshi edhe KFOR-i, i cili tha se nuk ishte i informuar lidhur me shkuarjen e ROSU-s në veri të Kosovës, raporton Koha.net.
KFOR-i njoftoi gjatë ditës se ky mision është duke i dërguar njësitet e veta në Zubin Potok ku do të hetojë situatën, ka thënë Vincenzo Grasso, zëdhënës i KFOR-it. Sipas tij, ROSU nuk ka arrestuar askënd.
E pak kohë më parë, KFOR-i në faqen zyrtare në Facebook, ka publikuar një video-incizim të Ujmanit nga ajri, incizim ky i bërë gjatë pasdites së sotme nga një helikopter i KFOR-it.
“KFOR-i bën thirrje për qetësi dhe përmbajtje pas raportimeve konfliktuoze në lidhje me zonën e liqenit të Ujmanit. Prezenca e Policisë së Kosovës në zonën e Ujmanit gjatë ditës së sotme është konfirmuar. Këta ishin policë me detyrë për të mbrojtur zotëri Thaçin, që po vizitonte zonën e Zubin Potokut. KFOR-i po heton edhe prezencën e pretenduar të njësisë speciale (ROSU). Për më tepër, KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën me patrullime dhe helikopterë”, shkruan në statusin e KFOR-it në Facebook.
-
KFOR-i merret me pasojat që la vizita e Thaçit në Ujman
-
Media serbe: KFOR-i dhe OKB-ja ndihmuan Thaçin të qëndrojë në Ujman
-
“Relaksimi” i Thaçit në Ujman nxit reagime nga serbët
-
Policia lë veriun, përcolli Thaçin në lundrimin e tij të vikendit
-
Thaçi: Lundrova në mrekullinë e Ujmanit në një ditë me rreze vjeshte