Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi: Lundrova në mrekullinë e Ujmanit në një ditë me rreze vjeshte

Policia lë veriu, përcolli Thaçin në lundrimin e tij të vikendit

15:12 - Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës tashmë janë tërhequr nga veriu i vendit, që kishin shkuar atje për të siguruar një lundrim të kreut të shtetit Hashim Thaçit nëpër liqenin e Ujmanit.

E Thaçi për pak minuta, me gjasë me helikopter, ka mbërritur në Prishtinë.

Përmes një njoftimi për media, Policia e Kosovës (PK) thotë se me njësitet e saja relevante sot (29.09.2018), ka qenë e angazhuar në përcjelljen e eskortës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaqi, e cila u realizua në veri të Mitrovicës.

“Njësitet policore janë kujdesur që të ofrojnë siguri gjatë gjithë kohës së vizitës së delegacionit në veri të Mitrovicës, vizitë kjo e cila u realizua konkretisht në Pikën Kufitare Bërnjak dhe tek Liqeni i Ujmanit. Vlen të potencohet se Policia e Kosovës, është kujdesur në aspektin e sigurisë që kjo vizitë të kalojë e qetë dhe pa incidente, ashtu edhe si e tillë ka përfunduar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Edhe Policia lë veriun, përcolli Thaçin në lundrimin e tij të vikendit Arbëri Policia lë veriun, përcolli Thaçin në lundrimin e tij të vikendit

“Policia e Kosovës vazhdon të angazhohet dhe të jetë profesionale, në respektimin dhe zbatimin e ligjit, gjatë implementimit dhe realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore”, thuhet më tej aty.

Nuk ka pasur reagime të serbëve lokalë ndaj vizitës së Thaçit në Ujman, por Beogradi zyrtar është alarmuar nga kjo vizitë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka dërguar notë proteste te shefi i NATO-s, Jans Stoltenberg, për vizitën e Thaçit atje.

Ndërkohë, zëvendëskryetari i Listës Serbe, Igor Simiq ka reaguar lidhur me ngjarjet në liqenin e Ujmanit duke thënë se dhuna nuk duhet të jetë mënyrë për zgjidhjen e problemeve dhe se Prishtina nuk duhet të shfrytëzojë Forcat Speciale në veri të Kosovës.


Thaçi: Lundrova në mrekullinë e Ujmanit në një ditë me rreze vjeshte

4:35 - Kreu i shtetit Hashim Thaçi, që zyrtarisht nuk ka qenë asnjëherë në Ujmanin e Kosovës që nga paslufta, ka zgjedhur që të shkojë atje pikërisht në kohën kur mijëra qytetarë kanë dal në sheshet e Prishtinës kundër tij.

Thaçi ka mbajtur një konferencë të shkurtër për media, në vendin ku para pak ditësh aty mbajti konferencë kreu i Serbisë, Alekdandar Vuçiq, mbi digën e liqenit artificial të Ujmanit.

“Pas kësaj vizite vendosa që të bëj një xhiro lundrimi në këtë vend të bukur të pakrahasueshëm në Kosovë dhe në rajon, që veç Zoti ka ditë me fal dhe dora e njeriut të vyeshëm të Kosovës që ta bëjë. Ishin emocione të veçanta, të lundroj nën këto rreze të bukura të vjeshtës, në këtë aset të fuqishëm energjetik dhe bujqësor të Kosovës”, ka thënë Thaçi.

I pyetur se çfarë porosie u çon serbëve të Kosovës me këtë vizitë, Thaçi tha se ka takuar atje rastësisht disa serbë.

“I falënderoj që më qerasën për kafe. Ne punojmë për Kosovë të të gjithë qytetarëve, Kosovë evropiane, unë si president i shërbej çdo qytetari në çdo cep të Kosovës”, ka thënë ai.

“Një vizitë në mrekullitë e vendit tim, mrekulli këto që janë vlen të vizitohet nga secili qytetarë i Kosovës që e duan gjelbërimin, natyrën, ecjen, lundrimin. Kështu që ishte një ditë e mrekullueshme Edhe sot nga kjo hapësirë dhe aset i fuqishëm energjetik e bujqësor i Kosovës dërgoj mesazhin më të mirë të punojmë së bashku për Kosovën e re, për Kosovën në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kosova është një. Bisedat në Bruksel do të jenë për paqen, për njohjen reciproke”, ka thënë më tej ai.



Shfaqet fotografia e Thaçit në Ujman 

14:25 - KTV-ja ka siguruar fotografi të kreut të shtetit Hashim Thaçi në veri, te liqeni i Ujmanit.

Atje Thaçi po shoqërohet nga ministri i Financave, Bedri Hamza, nga shefi i AKI-së, Shpend Maxhuni dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.


“Ëndrra jonë për një Kosovë sovrane është bërë realitet”

Pjesë e delegacionit të presidentit Hashim Thaçi në veri ishte edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Ai ka postuar një fotografi në profilin e tij në Facebook, ku edhe ka shprehur kënaqësinë që ishte atje.

“Ishte nder i veçantë që të jem pjesë e delegacionit të Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Thaçi, në vizitën e tij në Bernjak dhe në Ujman. Ëndrra jonë për një Kosovë sovrane dhe kompakte, është bërë realiteti ynë i përhershëm”, ka shkruar Tahiri.

Image

Thaçi nuk është në FSK, aty ku paralajmëroi se do të jetë në orën 14:00

Edhe Bahtiri viziton Ujmanin, thumbon Thaçin Arbëri Bahtiri viziton Ujmanin, thumbon Thaçin

14:15 - Ekipi i KTV-së që ka shkuar për të përcjellë fjalimin e kreut të shtetit në FSK, raporton se Hashim Thaçi nuk gjendet aty.

Presidenca kishte bërë gjatë ditës një njoftim për media, duke thënë se Thaçi në orën 14:00, madje pikërisht në kohën kur ka nisur protesta e Vetëvendosjes kundër tij, do të mbajë një fjalim në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ende nuk ka konfirmim zyrtar nëse Thaçi është në veri, në Ujman, në një vizitë të paparalajmëruar. Por KTV-ja ka siguruar pamje që tregojnë se atje është këshilltari i afërt i Thaçit, Ardian Arifi.

Zyrtarët për informim në Policinë e Kosovës vazhdon të mbeten të paqasshëm. Të fikur, telefonin e tij e ka edhe drejtori i Policisë, Rashit Qalaj.


Thaçi në Ujman?

14:00 - Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit të shtetit, Hashim Thaçi është parë në veri, te liqeni i Ujmanit.

Kjo bëhet me dije në një fotografi të siguruar nga KTV-ja.

Mësohet se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjatë ditës ka paralajmëruar se do të jetë në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë në orën 14:00 aktualisht ndodhet në veri të Mitrovicës.

KosovaPress mëson se Thaçi ka shkuar që disa orë në atë pjesë dhe shpejt pritet të mbaj edhe një fjalim. Derisa për sigurinë e tij janë marr masa, atje ndodhet edhe njësia speciale.

Pikërisht për prezencën e tyre tashmë ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Siç raportojnë mediat serbe ai ka thënë ushtrisë së tij që të qëndrojnë në gatishmërinë më të lartë ushtarake, meqë ROSU ndodhet në Ujman.

Image

Vuçiq urdhëron ushtrinë në gjendjen më të lartë të gatishmërisë ushtarake

13:42 - Mediat në Serbi raportojnë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka urdhëruar ushtrinë që të vendoset në gjendjen më të lartë të gatishmërisë.

Këtë ia kanë konfirmuar Tanjugut, Kabineti i Presidentit, i cili është gjithashtu Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura Serbe.

Urdhri u transferua te shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, raporton kjo medie.

Anëtarët e njësive speciale të Kosovës të ROSU u vendosën sot në mëngjes pranë digës dhe liqenit artificial Gazivode.


Raportohet për prezencë të shtuar të njësive speciale të Policisë në veri

Forcë e shtuar e policisë së Kosovës është raportuar të jetë sot në veri të Kosovës.

Raportohet se së paku 6 automjete të Policisë Speciale të Kosovës me rreth 60 forca të njësive speciale tashmë janë stacionuar afër fshatit Koshtovë që gjendet afër komunës veriore të Zubin Potokut.

Edhe Kërkohet që Prokuroria të reagojë ndaj kërcënimeve të Rakiqit Arbëri Kërkohet që Prokuroria të reagojë ndaj kërcënimeve të Rakiqit

Nga ana tjetër mediat serbe raportojnë se njësitet e policisë speciale kanë hyrë në Zubin Potok. Sipas RTS, e cila raporton bazuar në deklaratat e përfaqësuesve të pushtetit lokal, forcat e njësive speciale të Policisë kanë hyrë në Qendrën për Ekologji dhe Zhvillim të Sportit në Zubin Potok, afër Ujmanit. 

Koha.net ka provuar të kontaktojë me të gjithë zëdhënësit e Policisë së Kosovës, Baki Kelanin, Daut Hoxhën e Besim Hotin, por të tre kanë qenë të paqasshëm.

Image