Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pyjet e Stankajt nën zjarr prej katër ditësh

Nga pasditja e së premtes, pyjet në fshatit Stankaj të Rugovës janë kapluar nga zjarri, i cili ende nuk është shuar. Numër i madh i zjarrfikësve, punëtorëve të pylltarisë dhe banorë të fshatit Stankaj dhe disa nga fshatrat Bogë e Shkrel, janë munduar tri ditët e kaluar për ta shuar atë zjarr, që deri tash sipas zjarrfikësve ka djegur rreth 20 hektarë pyje, por kryesisht pjesë sipërfaqësore të pyjeve e jo gjithë drunjtë që gjenden në ato pyje.

“Aktualisht gjendja nuk është e mirë, por as e keqe. Të dielën mbrëma e kemi marrë nën kontroll gjendjen. Sot (e hënë), në dy-tri vende na ka shpërthyer zjarri, por e kemi evituar përhapjen e tij dhe aktualisht e kemi zjarrin nën kontroll. Vazhdimisht jemi duke e bartur ujin nga larg me shpinore dhe jemi duke përdorur edhe pajisjet doracake, se është një qasje e vështirë në terren. Nëse nuk do të ketë erë, besoj që sot e shuajmë zjarrin. Por nëse shfaqet era, atëherë nuk mund të bëjmë gjë”, tregon nga terreni, zëvendëskomandanti i njësisë së zjarrfikësve në Pejë, Kapllan Nikçi, gjendjen aktuale në ato pyje të Stankajve të përfshira nga zjarri. Nikçi tregon se deri tash janë djegur rreth 20 hektarë pyje, por sipas tij jo edhe të gjithë drunjtë.

“Më tepër ka pasur djegie nga zjarrin në pjesën sipërfaqësore të tokës sesa të drurë. Janë djegur më tepër barojat, rrënjët e vjetar, byku, bari i thatë ... kurse në kupolë drurët më pak janë përfshirë nga zjarri. Nga zjarri janë dëmtuar më tepër drurët që kanë qenë më të holla, por jo dhe drurët e trashë. E mu këto mbeturina sipërfaqësore po na mundojnë më shumë për ta shuar zjarrin”, thotë Nikçi.

(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)

Artikuj të ngjashëm