Një zjarr i përhapur ka përfshirë pyjet në zonën e fshatit Gadime të Komunës së Lipjanit. Besohet se që nga orët e hershme të mëngjesit të së premtes, rreth katër hektarë me pyje janë djegur, ndërkohë zjarri po vazhdonte të përhapej edhe më tej.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit, por me kapacitete minimale. Në një video që ka siguruar KOHA vërehen edhe pjesëtarët e Policisë e Kosovës duke u munduar ta parandalojnë përhapjen e zjarrit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBurime të KOHËS kanë thënë se zjarri po vazhdon të përhapej me përmasa mjaftë të mëdha.
“Në pyjet e Gadimes zjarri është përhapur në përmasa të mëdha, deri në katër hektarë janë djegur. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes por me kapacitete minimale. Zjarri është ende prezent në ato pyje”, ka thënë ky burim.