Një zjarr ka përfshirë 4-5 hektarë të pyllit të mbjella me pisha në Gadime të Epërme të Lipjanit, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh të mërkurën.
Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga zjarrfikësit është lokalizuar zjarri.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.
Përveç në Gadime, zjarr pati edhe në pyjet mes fshatrave Carravran, Turjakë e Panorc të Malishevës. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin.
Në fshatin Mushnikovë të Prizrenit, zjarri përfshiu rreth 3 hektarë barë të thatë dhe bimësi të ulët.
“Për shkak të terrenit të papërshtatshëm shuarja e zjarrit ka qenë e vështirë. Për momentin nuk përbën rrezik për banorët e zonës”, ka njoftuar Policia.