Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka njoftuar se punëtorët teknike të Kuvendit të Kosovës po futen në muajin e tretë të grevës.
Ai ka shkruar se ato s’do të kthehen në punë derisa t’iu plotësohen kërkesat.
“Sot po hyjmë në muajin e tretë të grevës në Kuvendin e Kosovës, greva më e gjatë që njeh historia, të dy palët nuk po lëvizin, grevistët jo se jo, vetëm plotësimi i kërkesës ato i kthen në punë. Një gjest për t’u respektuar është nga Saranda Bogujevci, nënkryetare e Kuvendit e cila nuk i la të mërdhijnë në këto temperatura të ftohta, por i akomodoi grevistet në ambientin e brendshëm të Kuvendit. Faleminderit Saranda, për tjerat shohim dhe vazhdojmë”, ka thënë Azemi në Facebook.
Paga e punëtoreve teknike është 250 euro, derisa ato kërkojnë tash e tre muaj që të paguhen 550 euro.
-
Punëtoret teknike shprehin pakënaqësinë ndaj Kuvendit me protestë
-
Punëtoret teknike të Kuvendit nuk e dinë nëse janë përjashtuar nga puna pas grevës disajavore
-
Kuvendi fajësohet se lejoi që punëtoret teknike të tij të paguhen nën pagë minimale
-
Rrjeti i Grave kërkon zgjidhje të menjëhershme për grevën e punëtoreve teknike të Kuvendit
-
Azemi: Sot shefat po ankohen më tepër se punëtorët