Rrjeti i Grave të Kosovës (RRGK) ka kërkuar zgjidhje të menjëhershme për grevën e punëtoreve teknike të Kuvendit të Kosovës.
Në një komunikatë të RRGK-së thuhet se punëtoret teknike hynë në javën e pestë të grevës dhe ende asnjë zgjidhje nuk u është ofruar, siç thuhet, pavarësisht thirrjeve të shumta nga shoqëria civile dhe reagimeve publike.
Në komunikatë thuhet se kjo neglizhencë ndaj kërkesave të tyre është e papranueshme.
“RRGK u bën thirrje të gjithë akterëve përgjegjës që kanë në dorë zgjidhjen e këtij problemi, të veprojnë menjëherë! Është e qartë se premtimet dhe fjalët boshe nuk mjaftojnë dhe pa dyshim se nevojiten hapa konkretë. Punëtoret teknike po kërkojnë përmirësimin e kushteve të tyre të punës dhe rritjen e pagës nga 275 në 550 euro. Këto janë kërkesa bazë dhe legjitime që pasqyrojnë një standard minimal për dinjitetin në punë në ditët e sotme. Zgjatja e kësaj greve nuk është vetëm dështim institucional, por edhe padrejtësi ndaj atyre që i mbajnë gjallë institucionet tona me punën e tyre të rëndësishme”, thuhet në komunikatë.
-
Punëtoret teknike shprehin pakënaqësinë ndaj Kuvendit me protestë
-
Punëtoret teknike të Kuvendit në muajin e tretë të grevës
-
Sijarina: Punëtoret teknike të Kuvendit po trajtohen si mos më keq
-
Punëtorët teknikë të Kuvendit në grevë, kërkojnë rritje të pagave
-
Punëtorët teknikë të Kuvendit nesër në grevë