Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës do të futen në grevë të hënën (16 shtator), si shenjë proteste për shkak të pagave të ulëta.
Greva pritet të nisë në orën 07:00, ka njoftuar Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, duke njoftuar se punëtorët kërkojnë pagë prej 550 eurove.
“Nesër do të fillojë greva dhe kërkesa është për 550 euro pagë. Aktualisht është 275 euro”, ka thënë Azemi për KOHËN, duke bërë me dije se do të jetë prezent kur të nisë greva.
Azemi ka shtuar se punëtorët janë të kontraktuar nga një kompani private. Ata kanë protestuar edhe në korrikun e sivjetmë për rritje page.