“Kryeministër kryej punët e shtëpisë! Largoj konservatorët prej partisë” – është shkruar me ngjyrë të kuqe para Qeverisë së Kosovës të premten. Partia Socialdemokrate përmes një aksioni në shënim të 8 Marsit kanë kërkuar që kryeministri t’i largoj nga partia deputetët të cilët po kundërshtojnë Kodin Civil e ligjin për IVF.
Teuta Rrusta nga PSD ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, është duke heshtur karshi tyre dhe as nuk po i kritikon, po as nuk po sheh mënyra për t’i bindur pro këtyre çështjeve.
Ajo ka shtuar se është një “pajtim i heshtur” mbi këto dy tema brenda VV-së, e kjo sipas Rrustës, dëshmohet nga mosreagimi i Kurtit.
“Në krejt këtë debat ka munguar dikush e kjo është qeveria e Kosovës e cila siç duket duke shikuar ta ruajë pushtetin me çdo kusht, është duke bërë një koalicion të heshtur me grupe të cilat praktikisht janë rryma konservatore që na bënë ne me mendu që edhe kjo parti është e atij materiali. Në momentin që ti ke aq shumë pushtet për t’i transformuar normat shoqërore dhe vazhdon me po të njëjtën, kjo nuk ka kuptim dhe na bënë neve me dyshu që kjo parti dëshiron që t’i ketë të gjitha forcat brenda që e ka vetëm një qëllim e që qëllimi i vetëm është pushteti”, ka thënë ajo. / EO
-
LDK-ja thotë se s’pranon “të instrumentalizohet”, kërkon dorëheqjen e Kurtit
-
PSD-ja kundërshton Ligjin për KPK-në: Kurti do të bëhet prokuror
-
Rrusta: Kurti të jetë i vërtetë në politikë dhe refuzim të Asociacionit
-
PSD: Po shohim ultimatume e kërcënime për sanksione, Kurti t’i quajë si të dojë
-
PSD-ja me aksion para Qeverisë - “Jemi në pushim vjetor 365 ditë”