Anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të jetë i vërtetë në refuzimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Po kërkoj që kryeministri me e pasë vërtetë refuzimin ndaj Asociacionit, me qenë i vërtetë në politikë, për çka prej fillimit është dashur të jetë ... në politikë duhet të ketë edhe moral, këta nuk e kanë as atë, por ec e lypua këtë”, ka thënë ajo në një intervistë në emisionin “Interaktiv” në KTV.
Ajo ka akuzuar Kurtin edhe për mungesë të ballafaqimit me qytetarë e gazetarë.
“Çfarë duhet thënë ky kryeministër i cili nuk del në konferencë për ballafaqim me gazetarët, nuk del në ballafaqim me qytetarët, përveç votuesve të vet”, është shprehur ajo.
-
Rrusta: Kurti i ka takimet të dizajnuara që ai të fitojë, opozita s’bën të shkojë në to
-
Rrusta: Të gjithë duhet ta refuzojnë Kurtin, siç e refuzoi familja Jashari
-
Kurti: Unë nuk themeloj asociacione, kam ofruar ta shkruaj draft-statutin por jam refuzuar
-
Heshtja e Qeverisë për Asociacionin
-
Kurti: Si mund të kërkohen më shumë të drejta për serbët, kur bojkotohen ato aktuale