Partia Socialdemokrate (PSD) të enjten ka mbajtur aksion simbolik për të kundërshtuar Projektligjin e ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës, para nisjes së seancës ku do të diskutohet për të.
Në hyrje të Kuvendit të Kosovës, PSD-ja ka vendosur një kukull me fotografinë e kryeministrit Albin Kurti i veshur me togë të prokurorit, e në të cilën shkruan “Dua të bëhem prokuror”.
Gjatë seancës së sotme të Kuvendit, pritet të diskutohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për KPK-në.

Artikuj të ngjashëm
-
Kurti shmang pyetjen për mundësinë e koalicionit me LDK-në
-
Molliqaj: Lëvizja Vetëvendosje e ka kapur Këshillin Prokurorial
-
PSD-ja i kërkon Kurtit që t’i largojë “konservatorët” prej partisë
-
“Pushteti i do mediat, por në kafaz”, PSD-ja aksion kundër Qeverisë
-
PSD-ja aksion para Kuvendit, përleshet me policinë