PSD-ja kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj zëvendës ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
Kjo parti përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se kallëzimi është dorëzuar me pretendimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare për nënshkrimin e marrëveshjes së dëmshme të tiketave ngjitëse me kompaninë "Auto Control Kosova".
“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje, siç e kemi mësuar nga publikimi i saj, është qartësisht zhvatje e parave të qytetarëve të Kosovës në tentim për të krijuar monopol abuziv nga hiçi. Në këtë mes, ministrat e zv.ministrat e Kurtit, bashkë me të afërmit e tyre, përfitojnë në kurrizin e shumicës që nuk ka” është thënë në njoftimin e PSD-së.
-
Durmishi: Komuna e Prishtinës po përpiqet t’ia lërë fajin Qeverisë për dështimin e saj
-
LDK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit dhe ministrave që u bënë deputetë
-
Durmishi ftohet në intervistim për tenderin 38-milionësh, nënshkruar para trajtimit të ankesave
-
Zëvendësministri Durmishi ftohet nga Prokuroria Speciale për rrugën Prishtinë-Podujevë
-
Përjashtohen tre ekzaminerë, Durmishi: Keqpërdorime të mëdha me patentë shoferë