Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Problemi me para të falsifikuara, brenda tre muajve janë raportuar shumë raste

Rastet me falsifikim të parave janë raportuar edhe më shumë ditëve të fundit në Kosovë. E më së shumti hasen kartëmonedha 100 euro dhe monedha 2 euro.

E deri tash janë me mijëra raste të lajmëruara në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.

Drejtori i departamentit për traseologji në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, Milazim Tahirukaj, tha për KosovaPress, se ditëve të fundit kanë pranuar raportime të shumta të parave të falsifikuara.

“Ditëve të fundit ka raportime që ka shumë kartëmonedha dhe monedha të falsifikuara. Por ne ju njoftojmë se në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, ka prurje dhe ka rritje të numrit të rasteve dhe në përgjithësi, krahasuar me vitet paraprake, sa i përket kësaj periudhe”, theksoi Tahirukaj.

Ai ka thënë kartëmonedha më e falsifikuar, është ajo prej 100 euro, ndërsa prej monedhave është 2 euro.

“Në bazë të statistikave dhe krahasimeve mes kësaj periudhe dhe periudhës së vitit kaluar, e kemi edhe këtë vit sikur se vitin e kaluar, kartëmonedhën 100 euro, e cila është më e falsifikuar sa i përket kartëmonedhave, ndërsa sa i përket monedhave që janë me mijëra monedha të falsifikuara, e kemi monedhën 2 euro. Raste kemi, deri tani të lajmëruara me qindra raste, por në fakt te sasia apo numri i dëshmive është me mijëra raste të lajmëruara në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë. Mbas përshkrimit të cilit bëhet nga raportet e Policisë vinë prej vendeve të ndryshme, prej marketeve të ndryshme”, vijoi ai.

Edhe 100 €, 50 € e 2 € dominojnë paratë fals në Kosovë Arbëri 100 €, 50 € e 2 € dominojnë paratë fals në Kosovë

Sipas tij, ka rritje të numrit të kartëmonedhave të falsifikuara më shumë se në vitin 2021.

“Vitin e kaluar, kuptohet monedhën 2 euro e kemi pas përmbi 5000 mijë copë të falsifikuara, ndërsa këtë vit e kemi rreth 1000 mijë. Edhe te kartëmonedhave 100 euro është sikur që ka qenë 2021, ashtu e kemi edhe 2022, por ka rritje të numrit të kartëmonedhave, më shumë se 2021. Te monedha është e kundërta për momentin”, tha ai.