Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Nga një bankë raportohen 225 monedha 2-euroshe false

Foto ilustrim: Monedha 2-euroshe të falsifikuara

Një zyrtar i një banke në Prishtinë ka raportuar për dhjetëra 2-euroshe false. 

Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për 225 monedha 2-euroshe të  falsifikuara. 

“Ankuesi mashkull kosovar përfaqësuese i bankës, ka raportuar se janë identifikuar 225X2 monedha metalike të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Të hollat e dyshuara janë sekuestruar për procedim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e PK-së.