Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj S.S., për veprën penale “Falsifikimi i parasë”.
Sipas aktakuzës, më 9 dhjetor 2024, rreth orës 15:10, në magjistralen Gjilan-Prishtinë, i pandehuri posedonte bankënota false, të cilat kishte tentuar t’i fusë në përdorim, në shumën totale prej 105 mijë eurosh.
Ekspertiza e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ka konstatuar se të gjitha bankënotat ishin të falsifikuara.
Artikuj të ngjashëm
-
Dyshohet se 2000 euro të falsifikuara u deponuan në një bankë në Ferizaj
-
Konfiskohen 573 euro të falsifikuara që ishin deponuar në një bankomat në Çagllavicë
-
Nga një bankë raportohen 225 monedha 2-euroshe false
-
Punëtorët e bankave raportojnë për falsifikim parash në Graçanicë e Lipjan, mbi 1,200 euro të dyshuara
-
Kërkohet paraburgim ndaj dy shtetasve palestinezë për falsifikim të parave në Ferizaj