Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prishtina nis largimin e 140 deponive ilegale, MMPH e gatshme të financojë deponinë legale

Janë 140 deponi të tilla mbeturinash në tërë Prishtinën. Një pjesë e madhe e tyre janë mbetje të ngurta që zakonisht hedhen nga kompanitë ndërtuese.

Ka prej qytetarëve që thonë se komuna është vonuar në largimin e mbeturinave. Ndërsa, ka të atillë që fajësojnë njëri-tjetrin për praninë e deponive të shumta.

Komuna, bashkë me GIZ-in gjerman, ka bërë identifikimin dhe tashmë ka nisur largimin e këtyre deponive, raporton “038” i KTV-së.

Nisma të ngjashme ka pasur edhe në të kaluarën, mirëpo pas një kohe të shkurtër, hapësirat e pastruara janë kthyer sërish në deponi.

Kësaj radhe, po synohet që pas pastrimit, hapësirat publike të gjelbërohen dhe të mos lejohet ndotja e tyre.

Edhe Në komunë të Prishtinës identifikohen 141 deponi mbeturinash, nis pastrimi i tyre Arbëri Në komunë të Prishtinës identifikohen 141 deponi mbeturinash, nis pastrimi i tyre

Si arsye për praninë e madhe të mbeturinave të ngurta është vlerësuar edhe mungesa e një deponie legale për këtë lloj të mbeturinave, përveç asaj në Mirash.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka thënë se do ta përkrahë me 50 mijë euro ndërtimin e një deponie të tillë në kryeqytet.

Sipas zyrtarëve të saj, po pritet vetëm caktimi i lokacionit nga komuna.

“Sa u përket mbeturinave të ngurta në kryeqytet, MMPH këtë vit, do të përkrahë ndërtimin e deponisë së mbeturinave të ngurta në Prishtinë me 50 mijë euro. Tani jemi duke pritur që Komuna e Prishtinës të caktojë lokacionin për ndërtimin e kësaj deponie, në mënyrë që të ndajmë mjetet financiare për komunën e Prishtinës për këtë projekt”, ka thënë Leutrim Sahiti, zëdhënës i MMPH-së.

Edhe Dy gjoba nga 200 euro për hedhje të parregullt të mbeturinave në Prishtinë Arbëri Dy gjoba nga 200 euro për hedhje të parregullt të mbeturinave në Prishtinë

Në anën tjetër, drejtoresha Braha thotë propozimi i tyre i parë për lokacionin nuk është pranuar.

Braha u ka bërë thirrje qytetarëve dhe kompanive ndërtuese që të mos vazhdojnë të krijojnë deponi mbeturinash.