Inspektorati në Prishtinë ka shqiptuar dy gjoba nga 200 euro për shkelje që lidhen me hedhjen e parregullt të mbeturinave në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Komunës, një gjobë në vlerë prej 200 eurosh është shqiptuar për hedhjen e mbeturinave vëllimore në lagjen Lakrishtë, ndërsa një tjetër gjobë me të njëjtën vlerë i është shqiptuar një biznesi për hedhjen e mbeturinave biznesore në kontejnerët e destinuar për amvisëri.
Komuna ka apeluar te qytetarët dhe bizneset që t’i respektojnë rregullat për menaxhimin e mbeturinave dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së kryeqytetit.
“Apelojmë te qytetarët dhe bizneset që t’i respektojnë rregullat për menaxhimin e mbeturinave dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së Kryeqytetit. Inspektimet dhe masat ndëshkuese do të vazhdojnë”, thuhet në njoftim.
-
Shqiptohen gjoba për hedhje të mbeturinave vëllimore në hapësira publike në Prishtinë
-
Puna në deponinë në Matiçan vazhdon, edhe pas gjobës që mori Komuna e Prishtinës
-
Inspektorati i Mjedisit gjobit Komunën e Prishtinës me 5000 euro
-
Inspektorati shqipton gjoba për parkingje, opozita bën thirrje të mos paguhen
-
Komuna e Prishtinës me negocim angazhon kompani për menaxhim të mbeturinave, rasti në polici e OSHP