Inspektorati i Mjedisit ka gjobitur me 5 mijë euro Drejtorinë e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës për, siç ka arsyetuar, moskryerjen e detyrave dhe përgjegjësive ligjore lidhur me mbeturinat vëllimore dhe deponitë e dheut.
Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka thënë se në deponinë e dheut të N.P.L. “Gjelbër” dhe në hapësirat përreth janë konstatuar mbeturina vëllimore jashtë zonës së deponisë.
“Pavarësisht njoftimeve të përsëritura, Drejtoria e Inspekcionit nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme”, ka shkruar ajo.
Të premten Inspektorati gjobiti me 3 mijë euro edhe ndërmarrjen KRM “Ambienti” në Pejë për parregullsi në menaxhimin e deponisë së mbeturinave në Sferkë.