Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prishtina ende me rrugë të paasfaltuara brenda qytetit

Rruga “Xhemajl Mustafa”, e cila gjendet në lagjen “Dardania”, vazhdon të mbetet e paasfaltuar pavarësisht kërkesave të banorëve të saj drejtuar komunës.

Ata i janë drejtuar Komunës së Prishtinës me kërkesë zyrtare për asfaltimin, por në vend të asfaltit, komuna u ka vendosur shtylla antiparkim, të cilat ua pamundësojnë daljen me vetura nga rruga “Bill Clinton”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo ka revoltuar rreth dhjetë familje dhe disa lokale afariste, të cilat po ndihen të bllokuara nga kunjat që ka vendosur para pak ditësh Komuna në hyrjen e vetme të hapur për automjete, në këtë rrugë.

S.F., i cili jeton në objektet përbri kësaj rruge, ka thënë se banorët kanë pritur që Komuna ta asfaltojë rrugën, por jo ta bllokojë atë.

Por, kjo nuk është rruga e vetme e paasfaltuar në Prishtinë.

Edhe Semafori që rrezikon jetën e qytetarëve në Prishtinë Arbëri Semafori që rrezikon jetën e qytetarëve në Prishtinë

Miranda Mullafazlia, zëdhënëse e Komunës së Prishtinës, ka thënë se Komuna vetëm gjatë vitit 2016 ka shtruar 20.32 km asfalt (kubëza) në rrugë urbane, dhe 63.80 km asfalt (kubëza) në rrugë rurale... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.