Banorët e një pjese të fshatit Bibaj të Ferizajt prej më shumë se 4 vjetësh përballen me mungesë të infrastrukturës rrugore. Ata kërkojnë nga Komuna asfaltimin e rrugës së fshatit me gjatësi prej rreth 2 kilometrash. Ata në mënyrë të organizuar disa herë kanë deponuar ankesa zyrtare në Komunë, ndërkohë që një kërkesë të tillë banorët e kanë dërguar në Drejtorinë Komunale të Infrastrukturës edhe këto ditë, mirëpo asnjëherë nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.
Banorët janë të shqetësuar për gjendjen e rrugës, e cila po e vështirëson qarkullimin, ndërkaq për këmbësorët gjatë sezonit dimëror rruga është e pakalueshme, shkruan sot Koha Ditore.
Faton Haxhisalihu, përfaqësues i këtij fshati, ka thënë se Komuna asnjëherë nuk e ka marrë ndonjë veprim për asfaltimin e rrugës së fshatit, e cila është degraduar shumë. Sipas tij, Komuna asnjëherë nuk u ka kthyer përgjigje kërkesave zyrtare, madje këtë çështje dhjetëra herë e kanë ngritur edhe në debate publike të organizuara nga Komuna rreth plotësimit të projekteve të kornizës afatmesme buxhetore...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Banorët ndihen të shpërfillur nga Komuna për rrugën e fshatit
-
Bibaj akuzon Komunën e Ferizajt për shpërfillje kërkesash për projekte kapitale
-
Tri fshatra të Ferizajt kërkojnë investime në asfaltimin e rrugëve lokale
-
Asfaltohen disa rrugë të Fshatit të Vjetër
-
Komuna e Ferizajt refuzon kërkesën e dy fshatrave për asfaltim të rrugëve