Ferizaj, 14 mars – Komuna e Ferizajt, Drejtoria e Infrastrukturës, ka refuzuar kërkesën zyrtare të banorëve të fshatit Mirosalë dhe Zllatar për asfaltim të rrugëve.
Rrugët e këtyre fshatrave që nga vitet ‘90 asnjëherë nuk janë asfaltuar, ndërkohë gropat dhe pluhuri po e vështirësojnë qarkullimin e banorëve, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoXhevat Sallahi, përfaqësues i fshatit Zllatar, njëherësh këshilltar në KK të Ferizajt nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se kërkesa e tyre është refuzuar për shkaqe politike, andaj sipas tij komuna po i shkel rregullat e demokracisë.
Nga ana tjetër Gafurr Ilazi, drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Ferizajt, ka deklaruar se gjatë viteve të fundit në këto fshatra janë asfaltuar dhjetëra rrugë e rrugica nga buxheti vetjak i komunës, mirëpo për projektet tjera duhet të bëhen planifikimet një vit më herët... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.