Kryesia e fshatit Zlltar të Ferizajt akuzon Komunën për realizim projektesh për punime jo cilësore, sidomos të atyre rrugore. Fshati ka përfituar disa projekte për asfaltim rrugësh e rrugicash, por i kontestojnë punimet për jo cilësi.
Sipas banorëve, Komuna nuk po e realizon fillimisht projektin për vendosjen e gypave të ujësjellësit, pastaj nuk po vendosen ata për trajtimin e ujërave atmosferikë e të atyre fekalë.
Nga ana tjetër, komunarët kanë deklaruar se në këtë fshat janë duke investuar gjithsej 220 mijë euro për asfaltim të rrugëve, ndërkohë që në kuadër të projektit, do të bëhet edhe hapja e kanaleve për trajtimin e ujërave atmosferikë.
Gjithashtu zyrtarët komunalë po i cilësojnë politike shqetësimet e individëve të caktuar, të cilët nuk e kanë përkrahjen e banorëve për të bërë komunikata të ndryshme./A.Ademi.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Tri fshatra të Ferizajt kërkojnë investime në asfaltimin e rrugëve lokale
-
Qytetarët e Ferizajt kërkojnë më shumë projekte infrastrukturore
-
Komuna e Ferizajt akuzohet për gjetjet e Auditorit të Përgjithshëm
-
Banorët e Zllatarit në Ferizaj, lirojnë pronat e tyre për zgjerim dhe asfaltim të rrugës
-
Banorët e Papazit të Ferizajt në hall me ujërat e zeza