Banorët e fshatit Bibaj, të Ferizajt, ankohen për anashkalim të planeve për infrastrukturë fshati.
Ata akuzojnë qeverisjen lokale për shpërfillje kërkesash për projekte kapitale, siç janë: asfaltimi i rrugëve, kanalizimi, ujësjellës etj, shkruan sot “Koha Ditore”.
Banorët e këtij fshati gjatë 2 vjetëve të fundit kanë deponuar dhjetëra ankesa dhe kërkesa zyrtare në Komunë për asfaltimin e rrugës, mirëpo deri tashti Drejtoria e Infrastrukturës nuk i ka shqyrtuar ato.
Ata kanë theksuar se Komuna gjatë periudhës së fundit po asfalton dhjetëra rrugë e rrugica nëpër fshatra të tjera, pastaj po ndërton rrjete të kanalizimi dhe të ujësjellës, mirëpo fshati i tyre po anashkalohet vazhdimisht.
“Shumica e lagjeve po përballemi me mungesë kanalizimi, ndaj kërkojmë nga Komuna të merren parasysh ankesat dhe kërkesat e banorëve. Me gjendje më të keqe po përballen banorët e 5 rrugëve”, thuhet në kërkesën e banorëve të fshatit Bibaj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Banorët e fshatit Bibaj të Ferizajt në hall nga ujërat e zeza
-
Banorët ndihen të shpërfillur nga Komuna për rrugën e fshatit
-
Banorët duan asfaltimin e rrugës, komuna s`e ka në projektet e sivjetme
-
Qytetarët në Ferizaj kërkojnë mbylljen e gropave në qytet
-
Qytetarët e Ferizajt kërkojnë më shumë projekte infrastrukturore