Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët ndihen të shpërfillur nga Komuna për rrugën e fshatit

Rreth 20 familje në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, vazhdojnë të kërkojnë asfaltimin e rrugës kryesore me gjatësi prej rreth 1.500 metrash, e cila lidhet me autostradën “Arbën Xhaferi”.

Nëpërmjet një kërkese, dërguar Komunës, Këshilli i këtij fshati i është drejtuar kryetarit të Komunës Agim Aliu me arsyetimin se edhe gjatë fushatës zgjedhore kishin marrë premtime për asfaltimin e rrugës.

“Këshilli i fshatit Bibaj, kërkon edhe një herë nga Komuna e Ferizajt që në rrugën te lisi i gjatë ose tek ura e autostradës të bëhet asfaltimi i rrugës. Banorët e kësaj lagjeje kanë bërë një kërkesë edhe më herët, por nuk është marrë ndonjë veprim.

Këshilli i fshatit ju lut që të merret parasysh kjo kërkesë për asfaltimin e rrugës, e cila është në gjendje të rëndë. Fëmijët nuk po mund të kalojnë nga balta, ndaj kësaj kërkese ia kemi bashkëngjitur edhe fotografitë për gjendjen e rëndë të rrugës”, thuhet midis të tjerash në kërkesën e Këshillit të fshatit Bibaj.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)