Një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi”, në fshatin Bibaj- Ferizaj, në drejtim të Kaçanikut.
Lajmin e ka konfirmuar për Kohën, zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili tha rreth orës 17:40 e kanë pranuar informatën për aksidentin në fjalë.
Ai ka shtuar se tre të tjerë janë lënduar dhe njëri nga ta është në gjendje të rëndë.
“Policia ka reaguar në vendin e ngjarjes me njësitet relevante, janë njoftuar ekipet emergjente dhe pas arritjes në vendin e ngjarjes është konstatuar se në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një automjet. Raportohet se një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e aksidentit dhe tre persona tjerë kanë marrë lëndime trupore, njëri nga ta me lëndime më të rënda dhe është përcjellë për trajtim mjekësor”, konfirmoi ai.
Sipas Hoxhës, njësitet kompetente për menaxhimin dhe kontrollin e trafikut në autostradë, janë marrë me rastin dhe deri në përfundimin vendshikimit nga mjekësia ligjore, do të ketë bllokim të rrugës në ketë lokacion.
“Kërkojmë nga drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes, të respektojnë shenjat dhe kufizimet në rrugë dhe autostrada, në mënyrë që të shmangen rastet e tilla që shpesh po përfundojnë me pasoja të rënda dhe humbje jetësh njerëzore”, shtoi ai.
-
Një i vdekur dhe një i lënduar në vetaksidentin në autostradën “Arbën Xhaferi”
-
Një i vdekur e katër të lënduar në aksidentin në autostradën “Arbën Xhaferi”
-
Vdiq një person në aksidentin në autostradën “Arbën Xhaferi”
-
Aksident me fatalitet në autostradën “Arbën Xhaferi”
-
Një i vdekur nga vetaksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi”