Një person ka humbur jetën në vetaksidentin që ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në autostradën “Arbën Xhaferi”, hyrja në Bibaj.
Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
Shoferi i kamionit mbeti i vdekur pas rrokullisjes së mjetit.
“Në ora 09:45 policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën 'Arbën Xhaferi' (hyrja në Bibaj). Në aksident është përfshirë një kamion i cili është rrotulluar. Në vendngjarje, pos policisë kanë dalë edhe zjarrfikësit, ndihma e shpejtë e ekipe tjera. Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit emergjent mjekësor, një person është pa shenja jete”, ka thënë Krasniqi.
Artikuj të ngjashëm
-
Vetaksident me fatalitet në autostradën “Arbën Xhaferi”
-
Një i vdekur dhe një i lënduar në vetaksidentin në autostradën “Arbën Xhaferi”
-
Një i vdekur e katër të lënduar në aksidentin në autostradën “Arbën Xhaferi”
-
Vdiq një person në aksidentin në autostradën “Arbën Xhaferi”
-
Një i vdekur në një aksident në fshatin Bibaj në Ferizaj