Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur në austrostradën “Arbën Xhaferi” pasditen e sotme.
Sipas njoftimit të Policisë, një kamion ka përfunduar jashtë autostradës, derisa ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e shoferit.
“Në ora 15:40, është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, kilometri i 14-të drejtimi Ferizaj-Prishtinë. Në aksident është përfshirë vetëm një automjet (kamion) i cili ka përfunduar jashtë autostradës. Ekipi mjekësor ka konstatuar se drejtuesi i kamionit është pa shenja jete. Policia, prokurori dhe njësi tjera kanë dalë në vendngjarje për të realizuar procedurat lidhur me aksidentin”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Një i vdekur dhe një i lënduar në vetaksidentin në autostradën “Arbën Xhaferi”
-
Një i vdekur nga vetaksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi”
-
Vetaksident në segmentin e autostradës Mazgit-Prishtinë, një i vdekur
-
Vdiq një person në një vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”
-
Një i vdekur nga vetaksidenti në dalje të autostradës së Prizrenit