Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në segmentin e autostradës Mazgit-Prishtinë, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00, kur një kamion humbi kontrollin dhe u rrokullis. Drejtuesi i kamionit ka humbur jetën. Vdekja e tij u konfirmua nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Sot, rreth orës 13:00, në segmentin e autostradës Mazgit-Prishtinë, ka ndodhur një vetaksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident është përfshirë një mjet i rëndë-kamion, i cili është rrokullisur. Si pasojë e këtij vetaksidenti drejtuesi i kamionit ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore të cilat janë duke u marrë me rastin, kanë dalë edhe ekipi mjekësor dhe njësia e zjarrfikësve”, ka njoftuar Kelani.
-
Vdiq një person në një vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”
-
Një i vdekur nga vetaksidenti në dalje të autostradës së Prizrenit
-
Aksidentohet për vdekje një motoçiklist në Istog
-
Vdiq një 19-vjeçar në vetaksident me motoçikletë në magjistralen Prishtinë-Pejë
-
Vdes një shtetas i Kosovës pas një aksidenti në rrugën Lezhë-Milot