Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reagimet për trotuarin në “Dardani”

Ndërtimi i shtegut të biçikletave në Dardani është pritur mirë nga ata që i përdorin ato, e që janë në rritje këto ditë në kryeqytet.

Por, ngushtimi i trotuarit, hapësirës për këmbësorë është kritikuar shumë nga qytetarët.

Kanë qenë të shumtë ata që kanë thënë se nënat me karroca nuk mund të lëvizin në të, e të tjerë që kanë ironizuar që në këtë trotuar nuk duhet të ecet drejt, por anash.

Në drejtorinë e investimeve kapitale thonë se edhe pse i ngushtuar, trotuari është në masat standarde, raporton KOHA. 

Në Dardani ka edhe punime të tjera, si zgjerimi i rrugës kryesore që lidh këtë lagje me pjesën tjetër të Prishtinës.

Edhe Banorët kërkojnë nga Komuna e Prishtinës qytet pa mbeturina Arbëri Banorët kërkojnë nga Komuna e Prishtinës qytet pa mbeturina

Për banorët e lagjes “Dardania”, një vendim i tillë, ndonëse po merr shumë kohë, është më se i mirëpritur.

Edhe pse shprehen kritikë për intervenimet e shpeshta që komuna kryen në këtë pjesë, ata thonë se krijimi i shtigjeve për çiklizëm dhe ndërtimi i vendkalimeve për këmbësorë në dy anët e rrugës ka qenë nevojë e kamotshme.

Ndërkohë që Drejtori Gëzim Mehmeti tha se këto intervenime po bëhen në kuadër të planit të mobilitietit për Komunën e Prishtinës.

Derisa sipas tij, janë nënshkruar kontratat për intervenimin edhe në lagjet e tjera kryesore të kryeqytetit.

Edhe Shmanget mbikalimi në Prishtinë, qytetarët përdorin shkallë të improvizuara për të dalë nga Qendra në Arbëri Arbëri Shmanget mbikalimi në Prishtinë, qytetarët përdorin shkallë të improvizuara për të dalë nga Qendra në Arbëri

Ai shton se me rregullimin e rrugëve në këto lagje, komuna ka për qëllim stimulimin e kryeqytetasve që ta lënë anash lëvizjen me automjete.

Së fundmi, Mehmeti tregon se komuna e Prishtinës ka filluar edhe me rikonstruktimin e rrugës në lagjen “Llapi” të Prishtinës, ku përveç vendkalimeve parashihet edhe vendosja e gypave të rinj të kanalizimit fekal atmosferik.