Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka miratuar ndryshime për qarkullimin e mjeteve motorike në lagjen “Dardania” të Prishtinës për ta lehtësuar lëvizjen në këtë zonë.
Rruga njëkahëshe nga kryqëzimi në rrugën “Sali Çeku” deri te rruga “Ymer Elshani” do të bëhet dykahore.
“Lëvizja do të zhvillohet nga kryqëzimi me rrugën ‘Isë Boletini’, në drejtim të rrugës ‘28 Nëntori’, deri te kryqëzimi me rrugën ‘Sali Çeku’, që lidhet me rrugën ‘Ilaz Kodra’ dhe përfundon te rruga ‘Ymer Elshani’”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës në “Facebook”.
Ndryshimi do të mbetet në fuqi deri në përfundimin e punimeve dhe rregullimet e ardhshme infrastrukturore, tha Komuna e Prishtinës.
Artikuj të ngjashëm
-
Kthimi i “Ilaz Kodrës” në rrugë njëkahore nxit reagimin e qytetarëve në Prishtinë
-
Nga nesër mbyllet për pesë ditë një segment i rrugës “Ilir Konushevci”
-
Lirohet për qarkullim magjistralja Ferizaj – Gjilan, që u mbyll pas reshjeve të shiut
-
Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes
-
Komuna rikthen qarkullimin e mëparshëm në dy rrugët në Lakrishte