Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kthimi i “Ilaz Kodrës” në rrugë njëkahore nxit reagimin e qytetarëve në Prishtinë

Rruga Ilaz Kodra

Në rrugë janë vendosur pengesa të reja për ngadalësim të shpejtësisë e shpesh qëndrojnë edhe policët e trafikut për të njoftuar qytetarët. Komuna ka njoftuar se ndryshimi është bërë pas përfundimit të punimeve dhe riparimeve infrastrukturore në këtë zonë. Megjithatë, disa banorë po e kundërshtojnë këtë vendim të Komunës. E sipas ekspertëve të komunikacionit, rrugët njëkahore janë mjet i njohur në menaxhimin e trafikut, por ato rrallëherë janë të mjaftueshme si zgjidhje e vetme

Qytetarët që lëvizin nga pjesa e epërme e rrugës “Ilaz Kodra” drejt rrugës “28 Nëntori” apo lagjes “Lakrishte” në Prishtinë, tash e një javë po përballen me ndryshim në qarkullim, pasi ajo është kthyer sërish në njëkahore.

Në rrugë janë vendosur pengesa të reja për ngadalësim të shpejtësisë e shpesh qëndrojnë edhe policët e trafikut për të njoftuar qytetarët. 

Komuna ka njoftuar se ndryshimi është bërë pas përfundimit të punimeve dhe riparimeve infrastrukturore në këtë zonë.

Megjithatë, disa banorë po e kundërshtojnë këtë vendim të Komunës.

Nexhat Shoshka nga lagjja “Dardania” ka thënë se me këtë ndryshim është shtuar tollovia në komunikacion dhe drejtuesit e automjeteve po detyrohen të bëjnë rrugë më të gjata.

Edhe Prishtina pa zgjidhje për tollovitë në trafik Arbëri Prishtina pa zgjidhje për tollovitë në trafik

“Për besë po më duket se janë dallash. Këta me biçikleta i sheh që vijnë e shkojnë, po më duket budallaki, se deri te rrethi i ka 60 deri 100 metra, e tash këta me kerre duhet m’u sill rreth e rrotull deri te stacioni i autobusëve. Na në këmbë shkojmë edhe këndej, po më duket dallash, ky është mendimi im.  Se me qenë qe nuk ka hapësirë e vendi  ngushtë, po e ki rastin qe edhe trakët e biçikletës që vinë e shkojnë në hapësirë tyre”, ka thënë Shoshka.

Reagime, qytetarët kanë bërë edhe përmes rrjeteve sociale, duke kritikuar kthimin e rrugës në një kahore.

E sipas ekspertit të komunikacionit, Selman Kolgeci, rrugët njëkahore janë mjet i njohur në menaxhimin urban të trafikut, por ato rrallëherë janë të mjaftueshme si zgjidhje e vetme.

“Ndryshimet në rrugë (si njëkahore) janë shpesh masa taktike për të përmirësuar situatën ekzistuese, por nuk e adresojnë burimin kryesor të problemit: numrin e madh të automjeteve private. Investimi në transport publik të besueshëm, të shpeshtë dhe të rehatshëm është mënyra më efektive për të ulur ngarkesën në rrugë. Idealja është një kombinim: përmirësim i rrjetit rrugor (përfshirë njëkahëshet kur është e nevojshme) dhe një shtysë serioze drejt alternativave të qëndrueshme. Rrugët njëkahëshe mund të jenë një hap i arsyeshëm dhe normal në menaxhimin e trafikut, sidomos kur aplikohen me kujdes dhe në mënyrë të testuar. Por ato nuk duhen parë si zgjidhje e vetme”, ka thënë Kolgeci.

Vitin e kaluar, komuna pati marrë vendim që kjo rrugë të kthehej në rrugë dykahore, për shkak të punimeve nën Kurriz.

Edhe Punimet në rrugën Kijevë–Zahaq, Policia u kërkon kompanive të rrisin masat e sigurisë Arbëri Punimet në rrugën Kijevë–Zahaq, Policia u kërkon kompanive të rrisin masat e sigurisë

KOHA ka dërguar pyetje në Komunën e Prishtinës se çfarë efekti pritet të ketë kjo ndërhyrje në qarkullimin dhe reduktimin e kolonave, por gjatë ditës së hënë nuk ka marrë përgjigje.