Hysni Lumi, prindi i 4-vjeçarit që u sulmua nga qentë endacakë të hënën, ka thënë se gjendja fizike e djalit të tij është e mirë.
Ndërsa, ka folur për gjendjen emocionale të fëmijës, ka thënë se ai është i tronditur nga rasti.
Në emisionin “60 Minuta” në KTV, Lumi ka thënë se djali është trajtuar në QKUK.
“Gjendja fizike është e mirë, emocionale ashtu, po mundohemi ta qetësojmë, të mos ia rikujtojmë rastin që ka ndodhur. Trajtimin kryesor e ka marrë në QKUK. Po shumë i tronditur. Derisa kemi shkuar te kopshti. Jemi vonuar diku 20 minuta dhe ai ishte duke u trajtuar nga ndihma e parë dhe ia kishin fashuar këmbën dhe deri kur e kemi takuar atëherë ka filluar të qajë kur është takuar me ne. Me siguri ka pasur edhe frikë prej mjekëve megjithëse janë sjellë shumë mirë ata. Po ka qenë i shokuar, nuk e ka pritë që do t’i ndodhë. Rasti ka ndodhur kur mësuesja i ka qitë në oborr të kopshtit të luanë, ata kanë zbritur poshtë dhe menjëherë iu ka vërsulë qeni”, tha ai.
Lumi ka shtuar se prindërit i kanë njoftuar disa herë edukatorët e kopshtit se në oborr ka qen endacakë.
“Po. Nuk e di a ka pasur raste sulmi të tjera, por ata qen endacakë në oborr të kopshtit kanë qenë vazhdimisht, janë informuar edhe edukatoret vazhdimisht, kujdestarja që i ka pritur fëmijët e kemi informuar që ka qen në oborr”.
Për rikthimin e fëmijës në kopsht, Lumi ka thënë se do t’u duhet ta dërgojnë sërish pasi t’i shërohet plaga, megjithëse ka theksuar se do të konsultohen me psikolog.
Edhe
Kafshimi i 4-vjeçarit nga qeni, askush nuk merr përgjegjësi
“Na duhet patjetër ta mbajmë në shtëpi për t’u mjekuar sepse plagën që e ka në këmbë është bajagi e madhe dhe besoj pas 3-4 javësh e dërgojmë në kopsht. Na duhet të konsultohemi me ndonjë psikolog, të marrim këshilla si të sillemi më fëmijën sepse nuk jemi të sigurt si t’i qasemi kur vjen momenti ta dërgojmë në kopsht”, ka thënë Lumi.
Lumi u shpreh se dikush duhet të mbajë përgjegjësi, ndërsa nuk i ka parë të arsyeshme deklaratat nga përfaqësuesit e kopshtit.
“Deklaratat e tyre na kanë bë të ndihemi edhe më keq sepse nuk është në rregull që ajo të ndodhë në institucion shkollor. Fillimisht ato deklarata që ne nuk jemi përgjegjës për qentë nëse futen në oborr, nëse ata nuk mbajnë përgjegjësi, dikush duhet, duhet të ketë sigurim në oborrin e kopshtit. Ata na kanë thënë se kanë bë ankesë në Komunë, por po del se nuk kanë bërë ankesë. Ata na thanë se kanë bërë, por po del se nuk është e vërtetë”.
-
Fëmija 4-vjeçar pëson lëndime në këmbë nga sulmi brenda oborrit të çerdhes në Prishtinë
-
Kopshti s’e njoftoi Policinë për sulmin ndaj 4-vjeçarit, problemin me qentë s’e adresoi në komunë
-
Një 4-vjeçar kafshohet nga qeni endacak në oborrin e çerdhes në Prishtinë
-
Rreziku nga qentë endacakë – mbi 15 sulme në muaj vetëm në Prishtinë