Presidentja, Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin, Slai Çekaj, në 25-vjetorin e rënies.
Sipas Osmanit Çekaj, përveç lider ushtarak, ishte edhe politikan vizionar e jurist i shkëlqyer, i cili siç ka shkruar Osmani, “për realizimin e idealit të tij ishte i vendosur deri në fund, ndaj ra heroikisht në Betejën e lavdishme të UÇK-së, në Koshare”.
“Shembja e kufirit në mes shqiptarëve ishte përmbushja e idealit, të cilin konkretisht e kishte filluar që nga viti 1991 kur kishte realizuar përgatitjet stërvitore ushtarake në Shqipëri së bashku me komandantin e UÇK-së, Adem Jashari dhe bashkëluftëtarin Zahir Pajaziti”, ka shkruar Osmani. “Veprimtaria e bujshme politike e ushtarake, cilësitë e tij të jashtëzakonshme prej organizatori e lideri të vërtetë, si dhe rënia e tij heroike në Betejën e lavdishme të Koshares, e bëjnë atë ndër figurat e shquara të historisë së re të Kosovës. Qoftë i përhershëm kujtimi për heroin Sali Çekaj!”, ka shkruar tutje Osmani.
-
Haxhiu: Sali Çekaj jetoi dhe ra për të na bashkuar ne që na ndanë me dhunë
-
Kujtohet Sali Çekaj në 27-vjetorin e rënies
-
Thyerja e kufirit ndërshqiptar i dha tjetër epilog luftës
-
Osmani: Sakrifica e familjes Jashari në Prekaz ndryshoi drejtimin e historisë së Kosovës
-
Osmani nuk komenton për çështjen e presidentit