Presidentja Vjosa Osmani, e ka kujtuar heroi Sali Çekaj në 24-vjetorin e rënies së tij. Osmani ka shkruar se komandant Sali Çekaj ishte njëri ndër strategët më të shquar të luftës e veprimtar i paepur në përpjekjet e popullit të Kosovës për liri
“24 vjet më parë ra heroikisht njëri ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heroi i kombit, Sali Çekaj. Ai ra në fushëbetejën e Koshares, njërën ndër betejat vendimtare jo vetëm për ta thyer kufirin e egër që i ndante shqiptarët, por edhe mitin e rremë për pathyeshmërinë e forcave serbe”, Citohet Osmani në shkrimin e Presidencës në Facebook.
Osmani ka thënë se Çekaj veprimtarinë atdhetare e nisi herët, për të mos iu ndarë deri në rënien e tij heroike, më 19 prill 1999.
“Njëherë në Kosovë e më pas në mërgim, ai dëshmoi se si punohet e vdiset për atdhe. Së bashku me Agim Ramadanin e bashkëluftëtarë të tjerë, Saliu iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u shqua si strateg ushtarak. Si komandant i Brigadës 134, la gjurmë të pashlyera në organizimin e UÇK-së dhe të betejave të saj për liri. I përjetshëm kujtimi për të!”, citohet të ketë thënë Osmani
-
Presidentja Osmani kujton heroin, Sali Çekaj, në 25-vjetorin e rënies
-
Haxhiu: Sali Çekaj jetoi dhe ra për të na bashkuar ne që na ndanë me dhunë
-
Kujtohet Sali Çekaj në 27-vjetorin e rënies
-
Thyerja e kufirit ndërshqiptar i dha tjetër epilog luftës
-
27-vjetori i betejës që e shembi kufirin ndërshqiptar