Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krerët politikë bëjnë homazhe në Koshare

koshare

Në 27-vjetorin e betejës së Koshares, në vendin ku ndodhi beteja më e përgjakshme dhe më heroike e luftës se UÇK-së, përveç shumë qytetarëve dhe familjarëve të dëshmorëve e bashkëluftëtarëve, homazhe ka bërë ushtruesja e detyrës se presidentes, Albulena Haxhiu e shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar.

Haxhiu, në kujtim të betejës më të përgjakshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se sakrifica e atyre luftëtarëve e solli lirinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në betejën e Koshares 114 luftëtarë të UÇK-së u vranë dhe mbi 380 u plagosën. Këta luftëtarë që ia mësyen Koshares atë pranverë e dinin mirë se ku po hynin, e dinin që kthimi nuk ishte i sigurtë por për liri hynë, për liri u vranë dhe lirinë na e sollën. Ndaj, beteja e Koshares është ndër beteja më të lavdishme të historisë sonë moderne”, ka deklaruar Haxhiu.

Në Koshare homazhe bëri kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpartiakë të tij. Ai tha se akti i trimërisë së luftëtarëve në betejën e Koshares ishte përgjigje ndaj thirrjeve të shumë brezave nëpër histori.

“Në mëngjesin e 9 prillit, 27 vite më parë. djemtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nisën njërën nga betejat më të lavdishme të historisë shqiptare të shekullit XX. Akti i tyre i trimërisë ishte përgjigje ndaj thirrjeve të shumë brezave nëpër histori. Koha kishte ardhur. Fundja, liria nuk lind kur lejohet; lind kur merret. Sot nderojmë të gjithë të rënët; falënderojmë të gjallët. Kujtojmë heronjtë e Koshares, sakrificën në altarin e lirisë. Agimi, Saliu, Abazi, Xhemajli, Aliu me secilin tjetër të rënë na kujtojnë se sa rëndë peshon liria”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas homazheve në Koshare deklaroi se thyerja e kufirit që ndau shqiptarët ishte ëndërr e shumë brezave.

“Në Koshare, luftuan krah për krah trima nga të gjitha trojet shqiptare. Në këtë tokë të lavdisë, trimat e Brigadës 138 të UÇK-së zhvilluan njërën nga betejat më heroike të luftës sonë për liri. Thyerja e kufirit që ndau shqiptarët, ishte ëndërr e shumë brezave.  Përulemi me nderim para heronjve të Brigadës 138 të UÇK-së, bijve të kombit që sakrifikuan gjithçka për liri, sepse besonin se atdheu i lirë ishte mbi gjithçka. Ata ranë për të mbetur gjallë në kujtesën e popullit dhe shtetit të Kosovës!”, shkroi Haradinaj në nderim të luftëtarëve të betejës së Koshares.

Në Koshare, homazhe bën sot edhe ish-presidentja Vjosa Osmani e kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Në homazhe kanë marrë pjesë edhe nga OVL-UÇK-ja.

Lexo përditësimet tjera
Beteja e Koshares

27-vjetori i betejës që e shembi kufirin ndërshqiptar

Beteja e Koshares përkujtohet të enjten, në 27-vjetorin e zhvillimit të asaj që konsiderohet të jetë...