Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Presidentja e Sllovenisë uron Shiroka-Pulën: Pres bashkëpunim konstruktiv

Justina Shiroka - Pula

Justina Shiroka - Pula

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, e ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj presidente.

Përmes një postimi në platformën X, Pirc Musar ka thënë se është e gatshme për bashkëpunim të mirë dhe konstruktiv ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës, si në nivelin bilateral ashtu edhe në kuadër të Procesit Brdo-Brioni.

“Urimet e mia të sinqerta për Justina Shiroka Pulën për zgjedhjen e saj presidente e Republikës së Kosovës. Pres me padurim bashkëpunim të mirë dhe konstruktiv ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës, si në nivelin bilateral, ashtu edhe në kuadër të Procesit Brdo-Brioni. Ju uroj çdo sukses në mandatin tuaj të rëndësishëm”, ka shkruar ajo.

Kryeakademikja Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës me 81 vota për në seancën e nisur më 6 tetor në raundin e parë të votimit. 

Lexo përditësimet tjera
Justina Shiroka-Pula

Reagimet pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente