Kryeakademikja Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës me 81 vota për në seancën e nisur më 6 tetor në raundin e parë të votimit. Votimi përfundoi tre minuta pas mesnatës, ndërsa numërimi përfundoi rreth 15 minuta pas mesnatës. Në mëngjes kanë nisur urimet për zgjedhjen e saj presidente.
Begaj uron Shiroka-Pulën: Shqipëria e Kosovës do të jenë bashkë drejt BE-së
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj presidente të Kosovës.
Begaj në urimin e tij ka theksuar rrugëtimin e përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë drejt së ardhmes evropiane.
“Urime të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës! Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë. Urime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë!”, ka shkruar Begaj në Facebook.
Kryeakademikja Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës me 81 vota për në seancën e nisur më 6 tetor në raundin e parë të votimit, i cili përfundoi rreth 15 minuta pas mesnatës së 7 tetorit.
Kurti uron zgjedhjen e presidentes: Shumë mund e përpjekje, për kompromisin në fund
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Justina Shiroka-Pula për marrjen e postit të presidentes.
Përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kosova ka presidenten, por edhe ligjin me ndryshime për Dhomat Specializuara, duke shtuar se do të punojnë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në Apel.
Kurti tutje ka falënderuar edhe deputetët që kanë marrë pjesë në votimin e presidentes, e po ashtu edhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza për propozimin.
“Falënderoj deputetët pjesëmarrës në votim, sikurse edhe kryetarin Hamza që pranoi propozimin. Shumë mund e përpjekje, për kompromisin në fund. Për Republikën e Kosovës! Urime presidentes së re dhe të gjithë qytetarëve”, ka shkruar ai.
Mes tensionesh nga protestat e vazhdueshme e edhe të përshkallëzuara me thirrjet që të votohen në plotëni ndryshimet në Ligjin për Specialen, dhe nën presionin e orës që shënonte përfundimin e datës 6 tetor, si afat i fundit për zgjedhjen e presidentit, deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë votuar Justina Shiroka-Pulën, presidente të Republikës së Kosovës.
Ajo u zgjodh presidente me 81 vota për.