Hulumtuesja e politikave sociale në Ballkanin Perëndimor, Lura Pollozhani, ka thënë se njollosja e protestave të ndodhura në Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni të Veriut nga liderët e këtyre vendeve si inskenim, është ikje e tyre nga popullit.
Sipas saj, të quhen tradhtarë protestuesit nga liderët e vendeve të tyre për mënyrë për të delegjitimuar kërkesat e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo është një kritikë që zakonisht jepet nga liderët e këtyre regjimeve që janë në zvogëlim të demokracisë, pra është doracak ku thuhet se janë agjentë të vendeve të caktuara, thuhet që janë tradhtarë, kjo është një mënyrë për të delegjitimuar kërkesa shumë legjitime. Ajo që kërkojnë protestuesit në Serbi, ata në Shqipëri e në Maqedoni, janë gjëra legjitime. Të gjitha këto mënyra për të njollosur, janë mënyra për të çuar poshtë kundërshtarin dhe në këtë mënyrë janë edhe arrogante dhe e tregojnë ndoshta një mënyrë se si këta liderë janë aq larg popullit të tyre. Vetëm një person që është shumë i ndarë nga populli mund ta shohë një frustrim të atillë si diçka të inskenuar”, ka thënë ajo të enjten në “Interaktiv” të KTV-së.
Ajo ka përmendur edhe disa efekte që mund t’i sjellin këto protesta, por që sipas saj, ndodhin në vende demokratike.
“Këto protesta mund të kenë efekt që ndërrohet qeveria, por kjo nuk e determinon suksesin e një proteste. Mesazhi më i rëndësishëm tani për tani është që kemi një aktivitet politik që i tregon liderit se ne po të shohim, po të gjykojmë dhe po të tregojmë se nuk na pëlqen. Shqetësimi im është çka nëse këto qeveri bëhen shumë reziliente kundrejt këtyre protestave?”, ka shtuar ajo.
